Nuk ka rëndësi kush provokon i pari, merrini edhe fëmijët me vete në Shkodër!

Përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës do të japë emocionet e para të vërteta rreth nisjes së këtij kampionati në Superiore. Flitet për klasiken e futbollit shqiptar, por që në të shkuarën ka prodhuar edhe disa precedent “të errët” rreth përplasjes mes tifozerive.

Frika ekziston edhe për takimin e ditës së nesërm, ndërsa sinjali i parë është dhënë. “Tirona Fanatiks” ka njoftuar se tifozët që do të nisen nga kryeqyteti për në Shkodër, duhet të jenë mbi 18-vjeç, si për t’i paraprirë asaj që mund të ndodhë.

Grupimi i tifozëve bardheblu duhet të vazhdojë në dhënien e përkrahjes për ekipin, si një lojtar i 12-të dhe siç kanë bërë përherë. Por në Shkodër duhet të merren edhe fëmijët, padyshim. Flasim për qytetin që simbolizon kulturën në Shqipëri dhe që fëmijëve nuk duhet hequr e drejta për ta riparë këtë vend kaq të bukur, apo edhe për të shkuar në stadium.

Nuk ka rëndësi se kush provokon i pari, nëse janë “këta” apo “ata”. Duke parë merkaton e Tiranës, çdo gjë do të hidhej në “dreq” nëse do të kishte hapa të gabuara nga shkallët e stadiumit. Gjithashtu edhe Vllazninë do të ishte një dëm që teksa kërkon të ringrihet në nivelet më të larta, të ketë dënime për gabimet nga tribuna.

E thënë thjeshtë, nga dhuna nuk ka asnjë fitues, përkundrazi, humbin shumë të dy krahët. Vllaznia dhe Tirana janë dy ekipe legjendare dhe me shumë histori të madhe në Shqipëri, që nuk e fshin dot askush. Prandaj kjo përballje duhet të jetë një festë e madhe për Superioren përpara se t’i lihet kryefjala Kombëtares.

Një fëmijë shkodran, me një fëmijë kryeqytetas. Një i ri shkodran, me një të ri kryeqytetas. Një i moshuar shkodran, me një të moshuar kryeqytetas. Pavarësisht të gjithave, mos harroni se “Elbasan Arena” do të na bëj sërish bashkë ndaj Islandës pas disa ditësh. Le të jetë gjithmonë një festë shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online