Nuk ka ndodhur prej kohësh në futboll, Bullgaria mund ta humbi ndeshjen me Hungarinë në tavolinë për arsyen e çuditshme

Një skandal që futbolli nuk e mban mend! Bullgaria është shumë pranë humbjes së ndeshjes kualifikuese për kampionatin europian me rezultatin zyrtar, 0-3. Arsyeja është thuajse e pabesueshme, një stadium i papërfunduar?

Bullgari-Hungari është në pikëpyetje. Problemi lindi kur bullgarët vendosën zhvendosjen e takimit nga Sofia në Plovdiv.

Ndërkohë, pronari i ndërmarrjes që kryen punimet në stadiumin Boteva, e paralajmëroi kryetarin e këtij qyteti bullgar se rindërtimi i stadiumit ende nuk ka përfunduar dhe se ndeshja ndërmjet kombëtareve të Bullgarisë dhe Hungarisë nuk duhet të luhet në atë stadium.

Por nëse kjo ndodh, nuk ka zgjidhje tjetër dhe Bullgaria do ta humbas ndeshjen në tavolinë, 0-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online