Nuk ka mëshirë për Higuain, sulmuesi merr lajmin e keq

Sulmuesi argjentinas i Milanit, Gonzalo Higuain, u nis sot drejt Romës së bashku me avokatët e tij për të apeluar dënimin me dy ndeshje pezullimin pas kartonit të kuq, që argjentinasi mori në ndeshjen e humbur ndaj Juventusit në “San Siro”.

Por, përpjekjet e tij kanë rezultuar të kota, pasi komisioni i apelimit nuk pranuar të përgjysmojë dënimin e 30-vjeçarit. Trajnerit të kuqezinjve Xhenaro Gatuzo do i duhet të bëjë pa sulmuesin në ndeshjet ndaj Lacios dhe Parmës.

“El Pipita” do të rikthehet në Serie A më datë 9 nëntor në takimin ndaj Torinos. Por, dënimi nga institucionet e futbollit italian nuk është i vlefshëm në arenën evropiane dhe Gatuzo është i lirë ta aktivizojë argjentinasin në ndeshjen e mesjavës të Europa League ndaj luksemburgasve të Dudelanzhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online