Nuk ka festë në transfertë pa shënuar Myrto Uzuni, Granada nuk ka fituar dot pa golin e tij që pas ndeshjes së parë të kampionatit

Myrto Uzuni po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Granadës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar deri më tani 21 gola në La Liga 2, ku udhëheq prej javësh të tëra listën e golashënuesëve. Pesha e tij ndihet në skuadër dhe Granada vuan dukshëm në rastet kur beratasi nuk shënon.

Fitorja e fundit në transfertë pa emrin e Uzunit në listën e golashënuesëve daton që në ndeshjen e parë të kampionatit, atë kundër Ibizës. Që prej atëherë Granada nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje në transfertë pa golin e Uzunit.

Pa golat e tij nuk ka festë jashtë shtëpie, teksa të vetmet ndeshje ku bardhekuqtë kanë marrë tre pikët në transfertë që pas Ibizës, janë ato ku Myrto Uzuni ka arritur të tundë rrjetën. Bëhet fjalë për tre të tilla, ato kundër Villareal 2, Burgosit dhe Albacete-s. Në të tre rastet sulmuesi shqiptar ia ka dalë ta dërgojë topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online