VIDEO/ Të gjithë shkojnë te autori i golit, por Qazim Laçi vrapon në krahun e kundërt! Feston si i çmendur me portierin

Sparta e Pragës ka marrë dje një fitore të rëndësishme kundër një kundërshtari direkt si Viktoria e Pilsenit. Goli i fitores ka ardhur në minutën e 13 të shtesës. Krejci ka shndërruar në gol një 11 metërsh dhe ka ndezur festën në stadiumin e tejmbushur.

Të gjithë lojtarët kanë rendur menjëherë pas tij për të ndarë gëzimin e tyre, por Qazim Laçi ka vepruar ndryshe. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vrapuar në krahun e kundërt për të mos e lënë vetëm portierin e tij. Të dy janë përqafuar me njëri-tjetrin dhe kanë festuar si të çmendur këtë fitore mjaft të rëndësishme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online