“Është arrogant, do që ta kuptosh që është trajneri më i mirë në botë”, ish-lojtari lojtari tregon episodin me Guardiolën: I thashë ta ulte zërin

Samir Nasri ka treguar për mediat Pep Guardiolën në dhomën e zhveshjes. Ish-futbollisti francez është shprehur se trajneri i Manchester City-t është arrogant, ndërsa më tej tregon edhe një episod personal me të, kur nisi t’i kërkonte llogari për kilet e tepërta në trup.

“Gjithçka po shkonte mirë, ai ishte i lumtur me mua. Të nesërmen, Pep më thërret përsëri dhe atje më bërtet për peshën time. Aty i thashë: “Ule zërin, mos më bërtit, nuk jam fëmijë, jam 29 vjeç”.

Pep është arrogant, por arrogant në kuptimin e mirë. Ai e di që është trajneri më i mirë në botë dhe të bën që ta kuptosh atë“, ka treguar Samir Nasri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online