Nuk ka dyshime, ja formacioni i korçarëve në Europë

Kur duhen edhe pesë ditë deri në startin e ndeshjes së parë Skënderbeu-Sant Julia, Daja thuajse e ka ndarë mendjen për formacionin. Duke parë stërvitjen e djeshme, mund të themi që skema taktike do te jetë 4-3-2-1.

Gjithçka do të nisë në portë me kapitenin e bardhekuqve Orges Shehi. Edhe prapavija asnjëherë nuk ka pasur dyshime, teksa Vangjeli dhe Mici do të jenë nga krahët, ndërkohë që Radas dhe Jashanica do të mbyllin qendrën e mbrojtjes. Tefik Osmani edhe njëherë do të jetë i vetëm përpara mbrojtjes, ndërkohë që Donjet Shkodra do ta nisë nga starti, me Lilajn në krah. Gavazaj dhe Latifi do mbështesin Vujoviç në majën e sulmit. Ky formacion mund të ndryshojë vetëm nëse do të ketë ndonjë problem dëmtimi.

 

One thought on “Nuk ka dyshime, ja formacioni i korçarëve në Europë

  1. Ok Mr starova.A di ti qe Ekipi I Partizanit eshte ekip K O P I L I krijuar nga byroja politike e kq te P p Sh si harem per tu zbavitur dallkauket e shtetit.Ti si I perndjekur kur Nuk duhet te mbrosh kete harem.ai duhet zhdukur nga futbolli shqitar ashtu si u zduken te gjitha ikonat e komunizmit.Ti vertet duhet jejesh ndonje kopil ikomunisteveflorida

Leave a Reply to Florida U S A Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *