Nje episod aspak i denjë i ka ndodhur Hoze Kajehon pas fundit të ndeshjes mes Napolit dhe Frozinones, që përfundoi me fitoren e pastër 2-0 të të kaltërve. Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Kajehon është drejtuar te tifozët dhe i ka hedhur bluzën e tij për ta marrë njëri prej tyre.
Askush nuk e ka marrë, përkundrazi e kanë kthyer mbrapsht. Ky episod vjen pas lajmeve se lojtari do të largohet në fund të sezonit. Sulmuesi ka që nga 2013 në “San Paolo”. Qytetarët e Napolit, me reagimet e tyre janë më Kajehonin dhe e dënojnë gjestin e një grushti tifozësh në ndeshjen e fundit. Çdokush nga ata do e vishte me krenari bluzën e një lojtari që e ka mbajtur me nder fanellën e ekipit të tyre të dashur.
Ka reaguar në rrjetet sociale edhe shoku i tij te Napoli, Kalidu Kulibali, i cili e ka inkurajuar, duke shkruar se çdokush dëshiron ta veshë fanellën e tij. Një moment i vështirë ky për lojtarin, që me shumë mundësi do të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen.