“Nuk është halli nëse luan Strakosha apo Reina”! Gazetari italian thotë fjalën e fundit: Shoh Vedat Muriqin dhe ndihem në siklet

Lacio fitoi në shifrat 1-0 ndaj Parmës dhe Thomas Strakosha u rikthye duke shkëlqyer si titullar. Por të njëjtin vlerësim nuk e kishte Vedat Muriqi që vazhdon të zhgënjejë me performancën e treguar në fushën e lojës, duke shpërdoruar raste të pabesueshme para porte.

Një goditje e madhe ka ardhur edhe nga gazetari Furio Focolari që nuk do të flasë për sulmuesin shqiptar. “Strakosha bëri pritje të shkëlqyer, por në fund. Më i miri ishte Strakosha. Por problemi i Lacios nuk është nëse luan Strakosha apo Reina, ne jemi dritëshkurtër që e shohim Lacion në këtë mënyrë.

Problemi është tjetër. Unë pashë Muriqin dhe jam në siklet të madh. Nuk dua as të flas për të, nuk e di, nuk duket e mundur. Gjeni një top tre metra nga porta dhe ta gjuash gabim. Gjëra të patregueshme. Nuk e di se cfarë të mendoj, jam në siklet kur flas për Muriqin”, tha gazetari italian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online