Llogaritë në Seria A/ Juventusi nuk e kalon dot Milanin dhe Atalantën! Vetëm një shans për “Champions”, do ndihmë nga “ekipi i çajit”

Sikur të mos mjaftonte dështimi për t’u konfirmuar sërish si kampionët e Serisë A, për të 10 vit me radhë, Juventusi është shumë pranë prekjes së fundit. Bardhezinjtë janë thuajse jashtë pjesëmarrjes në “Champions League” për sezonin e ardhshëm. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi, skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo ka shumë pak shanse matematikore që të mbërrijë në kompeticionin më të rëndësishëm.

Atalanta dhe Milani nuk mund të arrihen më dot nga Juventusi. Këto skuadra janë tre pikë larg bardhezinjëve dhe kanë statistika më të mira në ndeshjet direkte me ta. Kjo do të thotë se në rast se do të ketë barazim pikësh, Atalanta dhe Milani do të renditen më lart se Juventusi.

Pra mjafton një fitore në dy ndeshjet e fundit për të dyja ekipet që të sigurojnë zyrtarisht kalimin në “Champions League”. Ndeshjet e radhës për Milanin dhe Atalantën do të jenë përkatësisht kundër Cagliari-t dhe Genoa-s.

Por lufta dhe shpresa e vetme e Juventusit është ndaj Napolit, me skuadrën e Gatuzos që ka vetëm një pikë më shumë. Ndeshja e radhës për Napolin do të jetë më vendimtarja pasi përballet në transfertë kundër Fiorentinës dhe në fund e mbyll në shtëpi me Veronën.

Pra Juventusi shpreson në ndalesën që mund t’i bëjë Fiorentina rivalit direkt për “Champions League”. Megjithatë marrëdhëniet mes bardhezinjëve dhe vjollcëve nuk janë aspak të mira në stafin drejtues për “dhurata” të tilla duke ditur se Fiorentina luan pa objektiv. Madje presidenti i këtyre të fundit e ka thënë hapur se Juventusi nuk duhet të fitojë me ndihmën e arbitrave pasi paguan shuma të majme për lojtarët.

E pas kësaj akuze do të vinte kundërpërgjigja e Nedved: “E ftoj Komison të pijë pak çaj që të qetësohet”. Por tashmë situata ka ardhur e tillë ku të gjitha shpresat e Juventusit janë të varura te Fiorentina dhe oferta duhet të jetë shumë më tepër se çaji qetësues. Nga ana tjetër bardhezinjtë duhet të mos harrojnë punën e tyre pasi në ndeshjen e radhës do të luajnë kundër Interit dhe asgjë nuk është e sigurt me kampionët e Italisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online