Çmenduria/ I njëjti trajner që i besoi Donarumës! Tani fut lojtarin 15-vjeç, është rekordi i Serisë A

Trajneri Sinisa Mihajlovic ka një dashuri të madhe për futbollistët e rinj. Ky teknik do të mbahet mend për besimin që i dha Donarumës te Milani. Gardiani i njohur do të debutonte me të kur ishte vetëm 17-vjeç. Këtë herë është vendosur një tjetër rekord në Serinë A dhe që do të jetë i vështirë për t’u thyer.

Aktualisht si trajneri i Bolonjës, Mihajlovic premtoi se do t’i besonte lojtarëve të rinj që kanë punuar së tepërmi në stërvitje. Fjalët nuk ishin të thëna më kot dhe fakti konkret tregohet në ndeshjen kundër Genoas. Vetëm pak minuta në fushën e blertë, por Wisdom Amey do të futej në fushën e lojës. Mbrojtësi është vetëm 15-vjeç dhe i përket datëlindjes 2005. Ky është rekordi absolut sa i përket Serisë A dhe gjithmonë ka një emër që i beson talenteve, Sinisa Mihajlovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online