“Nuk ekziston më për mua”! Presidenti i UEFA-s fshin nga lista Agnelin: Mendova se ishim shokë, por anija e fundosi nëndetësen

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, nuk mund ta harrojë lehtë atë që ndodhi me organizimin e klubeve të njohura në Europë që tentuan për krijimin e Superligës. Në këtë rast kishte edhe tradhëti pasi Ceferin ishte kumbari i fëmijës së Agnellit. Mes tyre ekzistonte shoqëri e ngushtë, por në fund presidenti i Juventusit zgjodhi që ta sulmonte pas shpine. Ceferi do të telefononte Agnelin për të pyetur sesa e vërtetë ishte kjo çështje, ndërsa Agneli do të mohonte gjithçka, megjithëse një ditë më parë kishte firmosur të gjitha dokumentet për nisjen e Superligës.

“Mendova se ishim miq, por Agnelli gënjeu përpara fytyrës time deri në minutën e fundit. Në sytë e mi nuk ekziston më. Më tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Një ditë më parë kishte nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme për nisjen e Superligës. Pala jonë kishte organizuar disa takime me klubet për t’i njohur me reformën e re të Champions League që e votuan të gjitha këto ekipe rebele. Më pas ata zbuluar projektin e tyre drithërues. Mu betuan se ishin të gjitha budallallëqe, është e vështirë të mos i besosh. UEFA është anije e bukur dhe e fuqishme. Ne u sulmuam nga një nëndetëse disa javë më parë, por në fund ishim ne që e fundosëm nëndetësen”, tha së fundmi Ceferin për mediat italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online