Fiton dhe ulet në gjunjë i emocionuar, Ilir Latifi mund kundërshtarin pas 3 vitesh

Ilir Latifi thyen “magjinë e zezë” duke u rikthyer tek fitorja në UFC pas 3 vitesh. Shqiptari vinte nga tre humbje radhazi, ku dhe shihej dyshimi në sytë e tij, nëse do të arrinte te fitonte. Latifi u paraqit mirë në të tre raundet, pasi përballë kishte një kundërshtar mjaft teknik si Tanner Bosser.

Pas përfundimit të ndeshjes, gjithçka u la në dorë të gjyqtarëve. Dy gjyqtarë deklaruan fitoren për Latifin, ndërsa i treti për Bosser. Në momentin kur iu thërrit emri si triumfues, Latifi shpërtheu në lot gëzimi dhe më pas u ul në gjunjë. Ishte një moment mjaft prekës për 37 vjeçarin, i cili ka kaluar shumë lëndime vitet e fundit. /Elio Hajdari-Sport  Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online