Bajerni ka një problem të madh dhe ai quhet Renato Sançez. Portugezi e ka humbur busullën prej kohësh dhe 35 milionë eurot e shpenzuara nga bavarezët për ta marrë nga Benfika, duket se kanë qenë para të hedhura dëm.
21-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar këtë sezon në Bundesligë, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Verder Bremenit u fut në lojë në minutën e 87-të. Mesfushori ka shpërthyer në media, duke thënë se nuk i intereson se ku do të shkojë, thjesht kërkon të ketë minuta për të luajtur.
“Pesë minuta nuk janë mjaftueshëm. Nuk e di kush është më e mira, të shitem apo të huazohem. Kemi dhe një muaj kohë, do të shoh se çfarë ëshët më e mira për mua. Nuk dua t’ia di se ku, Portugali, Angli apo Spanjë, thjesht dua të luaj!”