“Nuk dua që Koçi të na arbitrojë më në Superiore”, Memelli flet për golin e Dinamos: Skuka e kapi topin me dorë, hoqëm kusuret e VAR

Dinamo ka arritur që të fitojë ndaj Skënderbeut në shifrat 0-1. Kryeqytetasit ishin ende në përjetimin e humbjes së thellë ndaj Vllaznisë, ndërsa në pjesën e parë ishin korçarët më të rrezikshëm para portës kundërshtare. Gjithçka ndryshoi me zëvendësimet e kryera, teksa me hyrjen e Skukës, Dinamo mori hov në sulm.

Një futbollist që nuk është preferuar shumë nga Shkëmbi, por që në ndeshjen e sotme arriti që të ndryshonte hovin e kryeqytetasve. Në momentin e golit ishte një lëvizje e klasit të lartë të Skukës që e pasoi te Haxhiu, ndërsa ky i fundit shërbeu te Cinedu, duke arritur te goli dhe tre pikët. Më poshte gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Memelli: “E përballuam shumë mirë Dinamon. Goli u shënua nga një prekje me dorë e Skukës në nisjen e aksionit të golit. Të gjithë e panë, por jo arbitri. Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi dhe nuk dua t’i heq meritat Dinamos. Nuk kam asnjë lloj pengu. Kusuret tona nga VAR-i vijnë. Në Tiranë kishim penallti dhe na e anulluan me VAR. Sot e merr topin me dorë kundërshtari dhe nuk ka VAR, nuk anullohet goli. Unë si trajner them se ky arbitër që ishte sot nuk duhet të arbitrojë më. Si klub, nuk e di vendimin. Ka pasur raste flagrante gjatë lojës, shumë faulle të Mihanës dhe nuk u dha karton.

Shkëmbi: “Fitorja në Korcë? Unë jam trajner dhe gjithmonë dua fitoren, ashtu si në kohën kur isha lojtar. Jemi munduar me djemtë që të harronim ndeshjen kundër Vllazninë. Personalisht nuk ishte aq e zezë ajo ndeshje si e pa shumica. Këtë herë kishim përqendrim maksimal për 90 minuta. Haxhiu nuk ka bërë asnjë seancë stërvitore për atë pozicion ku ndodhet. Kemi mungesa dhe ishim të detyruar për këtë zgjedhje, prandaj jam shumë i kënaqur prej tij. Në momentin që hyri Skuka, ishim disi më ndryshe në sulm, na dha më shumë thellësi. Pas çdo humbje ka shumë gazetarë, specalistë, kuzhinierë që dalin dhe të vendosin në vijë të kuqe për të hequr”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online