E turpshme/ Cristiano Ronaldo nuk di të humbasi! Nis të gjuajë kundërshtarin në lojën e ndaluar, i shpëton paq me të verdhë

Liverpool po arrin që të fitojë në shifrat e thella në transfertën ndaj Manchester United. Djemtë e Klop ndodhen në shifrat 0-5, kur kanë mbetur edhe pak minuta nga fundi i takimit. Ndërkohë Cristiano Ronaldo ka tejkaluar limitet në fundin e pjesës së parë duke treguar edhe njëherë tjetër se nuk di të humbasi.

Kur shifrat ishin 0-3 dhe po vinte mbyllja e pjesës së parë, portugezi ishte në një duel me Jones, që u fitua nga ky i fundit. Arbitri vërshëlleu për një faull në drejtim të Jones, ndërsa Ronaldo me veprim antisportiv nisi që të shkelmonte topin disa herë për të goditur kundërshtarin në mënyrë “dinake”.

Arbitri i dha vetëm kartonin e verdhë në atë rast pasi portugezi do të justifikohej se nuk e kishte dëgjuar vërshëllimën. Por gjithçka duket qartë se inati i tij ishte me lojtarin e Liverpol dhe kjo ka sjellë shumë acarim në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online