“Nuk arrij ta kuptoj këtë merkato, zanati jonë po vështirësohet!”

Milani do të përballet sonte në mbrëmje me Benfikën. Miqësorja e dytë për djemtë e Marko Xhampaolos pas humbjes minimalë 1-0 kundër Bajernit të Mynihut.

Trajneri i kuqezinjve është ndalur te merkato dhe efektet negative të saj në fjalën e tij përpara kësaj sfide. Fakti që merkato përfundon me datë 2 shtatori nuk i pëlqen aspak trajnerit të ”djallit”, i cili e shpjegon në këtë mënyrë mendimin e tij.

E kam urryer gjithnjë faktin që merkato zgjat kaq shumë. Ajo mbyllet me datë 2 shtatori dhe nuk ka sens diçka e tillë. Skuadrat duhen ndërtuar më parë dhe jo në ditët e fundit të merkatos.

Kurrë nuk e kam kuptuar diçka të tillë dhe nuk besoj se do e kuptoj ndonjëherë. Zanati i trajnerit po bëhet gjithnjë e më i vështirë për mua, por pasioni na jep mundësinë të vazhdojmë përpara”, përfundon Marko Xhampaolo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online