Superiorja po futet në fazën e saj më të nxehtë. Rivalitet i madh, objektiva jetësorë dhe presioni në rritje. Nesër zhvillohet java e dytë e fazës së katërt dhe të fundit.
Në Durrës do të luhet një nga ndeshjet më të forta. Teuta vendase kërkon rikthimin te fitorja pas rezultateve zhgënjyese të marra në ndeshjet e fundit. Kualifikimi në Ligën e Europës është vënë në dyshim, ndërkohë që në pozita të vështira vijnë edhe bardheblutë.
Tirana ka përfunduar në garën për mbijetesë. Kastrioti është vetëm tre pikë poshtë, ndërsa Luftëtari një pikë më shumë. Ekipi i Memës pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh në “Niko Dovana”.
Kompania “blinibileta.com” ka shpallur njoftimin për ultrasit bardheblu, të cilët do të ndjekin Tiranën e tyre në këtë ndeshje deçizive.
“Teuta – Tirana, 14 Prill 18:45. Për tifozët e Tiranës që udhëtojnë të dielën drejt Durrësit, biletat mund ti blini pranë biletarisë së “Selman Stërmasi” e cila do të hapet prej orës 15:00! ?? Çmimi biletës 200 Lekë! Biletaria në Durrës e hapur të Dielën prej orës 10:00!”, shkruhet në lajmërim.