Juventusi marshon në Serie A , por dëmtimet në skuadrën e Masilimlajo Alegrit janë të shumta. I fundit që ka shfaqur problemi është Sami Kedira, mesfushori i kombëtares gjermane. Ndaj Lacios së Tomas Strakoshës bardhezinjtë do të kenë jo pak mungesa.
Shtatë futbollistë nuk do të jenë në dispozicion të stafit teknik. Barzalji dhe Kuadrado diheshin si mungesa të sigurta, por listës i janë shtuar edhe Miralem Pjaniç, Medhi Benatia, Zhoao Kanselo dhe i fundit që u shtua është Kedira.
Gjithsesi gjysma e të keqes është fakti që mesfushori gjerman nuk ka një dëmtim të rëndë. Gjuri i tij po përmirësohet dhe gradualisht ai do të rritë ritmin e përgatitjeve dhe të bashkohet me grupin. Kundër Lacios duhet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.