Njeriu i momentit, Pjatek: Dua të shënoj në çdo ndeshje

0

Kristof Pjatek është njeriu i momentit në Serie A. Sulmuesi polak ka shtangur të gjithë me formën e shkëlqyer që po kalon në sezonin e tij debutues në futbollin italian. Në një intervistë për “DAZN”, 23-vjeçari flet mbi të ardhmen dhe rekordin e fenomenal të Batistutës të vendosur 24 vite më parë.

“Do të jetë shumë të vështirë të kap rekordin e Batistutës, që ka shënuar në 11 javë radhazi. Në vazhdim do të kemi ndeshje ndaj skuadrave të forta si Interi dhe Juventusi, ku të jepet vetëm një shans për të shënuar. Gjithsesi do ta provoj, dua të shënoj në çdo ndeshje”, tha shënuesi më i mirë i kampionatit italian.

E ARDHMJA – “Në fund të sezonit të kaluar e dija se do të kaloja në një kampionat të fortë, por kam vetëm dy muaj e gjysmë te Xhenoa duhet të presim edhe gjashtë muaj të tjerë për të parë se si do shkojnë gjërat”, përfundoi polaku.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.