“Njëri nga ne do bëhej për spital”! Robin Haxhi Krasniqi nuk flet me legjendën Luan Krasniqi: Nuk kishte kohë për mua

Një arritje e madhe erdhi për boksierin Robin Haxhi Krasniqi që nderoi të gjithë shqiptarët duke u shpallur kampioni i botës në WBA dhe IBO në kategorinë e mesme. Një atdhetar i madh që ia ka kushtuar fitoren vendlindjes dhe gjithë trevës tonë pasi ka mposhtur me “Knock-Out” kundërshtarin Dominic Boeselin që mbante titullin deri në ato momente.

“Plani im ishte që në katër raundet e para ta analizoja rivalin. Nga raundi i 5 e kam ditur se kjo ka qenë më e rrezikshme dhe njëri nga ne do të bëhej për spital”, është shprehur Krasniqi në një intervistë për “Klan Kosova”. Kështu rezultoi në fakt, por për fatin e mirë ishte Boesel që kishte nevojë për ndihmën mjekësore.

Sa herë që dëgjojmë dhe lexojmë mbiemrin Krasniqi, menjëherë na vjen ndërmend edhe Luani. Por sa komunikim ka mes dy kampionëve? Jo edhe aq, teksa Robin Haxhi Krasniqi ëështë shprehur: “Me Luanin nuk kam pasur ndonjë kontakt. I kërkova ndihmë në fillim, por e pashë se ishte shumë i zënë. I gjithë suksesi erdhi nga vetja ime”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online