Zbulohet prapaskena te Kosova/ Zhegrova dhe Berisha u përleshën me njëri-tjetrin, para mbërritjes në Athinë

Nga Klaudio Ndreca

Përpara ndeshjes së Kosovës ndaj Greqisë dhe kur përfaqësuesja po nisej për udhëtim në tokën helene, mungesave të mëparshme iu shtuan edhe dy emra të rinjë: “Valon Berisha dhe Edon Zhegrova”. Në një kohë kur teoritë konspirative ishin të pafundme për mungesat e Rrahmanit, Rashicës dhe Muriqit, një çështje e re po ngrihej te Kosova.

Kjo e shtuar edhe nga sqarimi për mungesën e tyre, duke e mbyllur thjeshtë me probleme shëndetsore. Asgjë më tepër për të kuptuar gjendjen e Zhegrovës me Berishën, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe një prapaskenë.

Gazetari i njohur i sportit Agim Kasapolli është shprehur se në grumbullimin e fundit të Kosovës ka pasur një përleshje mes Berishës dhe Zhegrovës dhe kjo ishte arsyeja e mungesës së tyre ndaj Greqisë. Për të mos thelluar edhe më tepër skandalin dhe zhurmën në një moment të panevojshëm, gjithçka iu faturua…shëndetit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online