Në nder të vajzës shqiptare/ Sponsori i ikën Santosit nga Robinjo, erdhi më bujë dhe sakrificë

Ish-ylli i Real Madridit dhe Milanit, Robinho u rikthye vetëm pak ditë më parë tek skuadra e Santosit në Brazil, aty ku nisi dhe hapat e para të karrierës së tij. Megjithatë rikthimi aty ku e la, nuk ishte aspak i qetë për 36 vjeçarin. Një nga sponsorët e klubit brazilian ka kërcënuar me heqjen e fondeve nëse ky lojtar nuk përjashtohet.

Bëhet fjalë për një gjykim të shkallës së parë në Milano në dëm të sulmuesit, ku u akuzua për përdhunim të një vajze shqiptare bashk? me pesë persona të tjerë. Sponsori që ka t? bëjë me fushën e estetikës ka reaguar: “Duke parë se audienca jonë i përket femrave dhe vajza e përdhunuar nga Robinjo është kliente e jona, duhet të ndërpresim bashkëpunimin me Santos”.

Asnjë gëzim nga ana e tifozëve të Santosit për këtë rikthim, sakaq kanë shpërthyer të revoltuar në rrjete sociale. Edhe vetë presidenti që i ofronte lojtarëve 10% të fitimit nga fanellat e shitura, e ka ndërprerë këtë kontratë pas kërcënimeve të shumta nga jashtë.

Çështja e përdhunimit nuk ka mbaruar ende në Itali, teksa avokatët e Robinhos janë duke e ankimuar në gjykatën e apelit. Megjithatë, sipas raportimit të mediave, provat janë shumë të qarta dhe do të jetë e vështirë për një ndryshim në gjykim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online