E bujshme/ Do të ishte marka më e mirë e Shqipërisë, Reali i Madridit hedh sytë te Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka fituar vëmendjen e klubeve më të mira në Europë dhe thuajse në çdo ditë kemi një emër të ri që shtohet në listën e gjatë. Këtë herë bëhet fjalë për kontakte direkte me menaxherin e lojtarit pasi mbrojtësi shkodran shihet si “bingo” për shumë klube.

Në një kohë që pandemia ka goditur buxhetet e tyre mund të marrin mbrojtësin që alternohet në të dy krahët, me eksperiencë të madhe në arenën europiane dhe mbi të gjitha pa asnjë kosto. Kontrata e Hysajt me Napolin mbaron në fundin e këtij sezoni dhe nuk do të ketë rinovim për të.

Së fundmi është “Todofichajes” që ka raportur se interesimit të Seviljës dhe Atletiko Madridit nga Spanja i është bashkuar edhe Reali i Madridit. Kontaktet e para kanë nisur në bazë të fjalëve të medias në fjalë pasi Zidan po mendon alternimin më të mirë të Dani Carvajal, ndërsa Alvaro Odriozola nuk e ka bindur teknikun. Nëse marrëveshja do të mbyllej me sukses kjo do të ishte edhe një markë e mirë për Shqipërinë që të kishte një lojtar të sajin në “Santiago Bernabeu”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online