Uest Ham Junajtid ka hequr dorë nga Marko Arnautoviç, i cili ka zgjedhur Kinën për të vazhduar karrierën. Klubi londinez e ka shitur sulmuesin austriak për rreth 23 milionë sterlina, tre milionë më shumë se sa e ka blerë nga Stoke Siti verën e vitit 2017.
“Çekiçët” e kanë zyrtarizuar gjithçka përmes faqes së tyre zyrtare: “Uest Ham Junajtid mund të konfirmojë se Marko Arnautoviç është bashkuar me kampionët e Superligës kineze, Shangai SIGP për një shifër që nuk mund të zbulohet. Austraku 30-vjeçar largohet pas dy sezoneve në Londër, përgjatë të cilëve ka shënuar 22 gola në 65 paraqitje me fanellën e ekipit tonë”.
Arnautoviç e kishte kërkuar prej gati një viti largimin, por Uest Hemi këmbënguli ta mbante. Gjithsesi ata u dorëzuan këtë verë dhe tashmë po tentojnë të afrojnë për sulmin Maksi Gomez, për të cilin Selta Vigo kërkon rreth 45 milionë sterlina.
Marko Arnautovic departs.https://t.co/uX2IhifBBD
— West Ham United (@WestHam) July 8, 2019