Një turp i madh! Përfitojnë para nëpër koncerte me “Shqipëri të madhe”, Blero “filozofon” dhe thumbon Shqipërinë: Dua ta di, a kanë ndonjë talent ata apo vetëm ne?

Nëse për shumë prej nesh fakti i të qenit shqiptar është një krenari e madhe duke u mbushur nga historia me plot bëma, për sportistët, këngëtarët dhe artistët e fushave të ndryshme, është edhe një përfitim i madh. Mërgata shqiptare është e fuqishme kudo në botë dhe për secilin prej njerëzve që i përkasin fushave të sipërpërmendura, përfitimet janë stratosferike, aq sa me siguri nuk mund t’i gjenin edhe nëse do t’i përkisnin një tjetër shteti.

Por le të ndalemi pak te këngëtari i njohur, Blero. Teksa mbante veshur një bluze me simbolin e shqiponjës, pasi e di që kjo ndez shumë dhe sjell jo pak përfitim në audiencë, Blero ka nxjerrë disa fjalë që janë në kufijtë e skandalozes për Shqipërinë. Pavarësisht se e ka ushtruar karrierën në Shqipërinë zyrtare, duke u bërë i njohur, duke dhënë koncerte dhe duke marrë jo pak përfitime, shpeshherë edhe duke përdorur frazën “Jemi një”, mesa duket këngëtari i njohur jo vetëm që ka ndryshuar mendim, por mendon se shqiptarët e Shqipërisë jo zyrtare janë fare të pa talentuar.

Gjithçka nisi në emisionin “Dueli Sportiv”, ku Blero ishte gjithmonë shumë tendencioz me deklaratat kundër Shqipërisë, por kishte frikë për ta thënë fjalën e hapur, duke e lënë gjithmonë mes nënkuptimeve.

Blero: “Përse Shqipëria na merr gjithmonë lojtarë dhe ne nuk i marrim asnjë atyre?”.

Munishi: “Po duhet t’i ftosh që të vijnë”.

Blero: “Apo ata nuk kanë kualitet?”.

Munishi: “Jo, po duhet ta ftosh që ai të vijë”.

Blero: “Pyetja ime ishte a ekziston talenti vetëm në Shqipëri apo vetëm te ne në Kosovë? Se ne vetëm po japim dhe po japim, dua të di sa kemi talent”.

Dhe më pas, këngëtari i njohur nis që të flasë duke i dhënë përgjigje vetë pyetjeve që po shtronte, pasi askush nuk i dha përgjigjen që Blero kërkonte. “Ndoshta ne jemi si Brazil i vogël që vetëm jep këtej dhe jep andej”.

E sikur të mos mbyllej me kaq, Blero filozofon edhe njëherë tjetër për Shqipërinë, në mënyrë negative.

Munishi: “Dashuria për nënën Shqipëri nuk mund të jetë me kushte. Si është dashuria për nënën me kushte? Ai i thua ti nënës që ma plotëso këtë apo atë kusht që të dua? Jo, e mirë e keqe, këtë nënë kemi dhe na e ka folur Zoti”.

Por nga ana tjetër, Blero, i prekur dukshëm nga largimi i Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës, ka filozofuar edhe njëherë tjetër për Shqipërinë. “Në rregull atëherë Munishi, kam unë një pyetje tjetër për ty. Meqë dashuria për nënën qënka pa kushte, po dashuria e nënës për fëminë, a qenka me kushte a?”, tha Blero, derisa studion e pllakosi heshtja nga “niveli i lartë i filozofisë”. Thuhet se ende nuk ka një përgjigje për këtë pyetje… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online