Presidenti Duka priti në takim pune Ambasadorin e Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Ismail Hifzi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka priti në një takim pune Ambasadorin e Arabisë Saudite, z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi. Në takimin e zhvilluar në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Presidenti Duka dhe Ambasadori Hifzi diskutuan së bashku disa çështje të ndryshme lidhur me zhvillimin e futbollit.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e njohu z. Hifzi me investimin madhor të realizuar në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ku ndodhen selia e Federatës së Futbollit, së bashku me dy stadiumet, me qendrën e fizioterapisë dhe palestrën, që kanë hapur dyert për stërvitjen e ekipeve Kombëtare prej disa muajsh.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Arabisë Saudite, z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi uroi Presidentin Duka për rezultatet pozitive të Kombëtares së fundmi dhe vlerësoi investimet e rëndësishme të FSHF-së në kuadër të përmirësimit të mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Shefi i misionit Diplomatik të Arabisë Saudite u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në të ardhmen me Federatën e Futbollit në të mirë të futbollit.

Gjatë takimit, Presidenti Duka shkëmbeu mendime me diplomatin arab për projekte të ndryshme për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar dhe atij arab, duke qenë se edhe në Arabinë Saudite po bëhen investime kolosale në drejtim të përmirësimit të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online