Duka i kthehet Ademit: Mos u shqetëso kur shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shqipërinë, por kur luajnë me Zvicrën dhe Gjermaninë

Suksesi i madh i Shqipërisë nuk po pritet aq mirë te disa personazhe në Kosovë. Nisur edhe nga forma e dobët e dardanëve dhe largimi i Dakut dhe Mujës, kreu i FFK, Ademi, u shpreh se Shqipëria nuk duhet të preki lojtarët e Kosovës. Por Armand Duka, ka kthyer një përgjigje në emisionin “Real Story” në “ABC News”.

“Me Ademin dhe me të gjithë futbollin kosovar kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe faktikisht jam mërzitur dje me humbjen e Kosovës, madje më shumë sesa Ademi apo të tjerët. Por është pak specifike, është pak temë delikate, por nuk shoh asgjë negative, përveçse gjërave pozitive. Nëse do pyesësh çdo qytetar të Kosovës jashtë kufive të Kosovës, nga je? Thonë shqiptar, nuk është ndonjë erezi pse Daku luan për shqiptarët dhe aq më shumë kur është dëshira e tij. Është për t’u shqetësuar kur futbollistët tanë shqiptarë, apo të Shqipërisë, Kosovës apo të Maqedonisë luajnë për Zvicrën apo Gjermaninë, nuk kemi pse të shqetësohemi kur luajnë për Shqipërinë.

Unë i mirëkuptoj, por nuk shkojmë dhe gjuajmë futbollistët që janë në ekipin e Kosovës, kjo nuk ndodh kurrë. Është një dëshirë vetë e futbollistëve, ose nuk kanë gjetur hapësira në Kosovë. Më shumë ka qenë një dëshirë e futbollistëve sesa një kërkesë e jona. Kombëtarja shqiptare do jetë e hapur për çdo shqiptar që dëshiron të luajë për Shqipërinë, qotë i lindur në Tiranë, Shkup, në Prishtinë “, tha Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online