Një ndër lojtarët simbol të Çelsit është padyshim Xhon Obi Mikel, i cili është aktivizuar për plot 11 sezone në “Stamford Bridge”. Mesfushori nigerian la Çelsin dy vite më parë, ku zgjodhi për të shkuar në Kinë me ekipin e Tianxhin Tedës për të vijuar karrierën e tij.
Gjithsesi, duket se 31-vjeçari është lodhur me qëndrimin e tij në Kinë dhe me shumë mundësi do të rikthehet në Evropë, konkretisht në Angli. Ditën e sotme, në mediat angleze është raportuar se Xhon Obi Mikel është shumë pranë ekipit të Midëllsbrout.
Këta të fundit, militojnë në Championship (kategoria e dytë angleze për nga rëndësia), ku janë një ndër pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Premier Ligë, pavarësisht se për momentin ndodhen në vendin e pestë me 47 pikë.