Roma po bën merkato në shumë fronte, por objektivi i madh quhet Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas është pjesë e Juventusit deri në vitin 2021. Qëndrimi te bardhezinjtë do të thotë qëndrim në stol dhe Roma po tenton të përfitojë nga kjo situatë.
Verdhekuqtë kërkojnë ta marrin Pipitën në formë huazimi me të drejtë blerje, por me një kusht: ai duhet të ulë rrogën nga 6.5 në 4.5 milionë euro në sezon. Juventusi është gati të thjeshtësojë largimin e sulmuesit, ndërsa drejtuesit e Romës po mendojnë edhe diçka tjetër.
Ata janë gati t’i ofrojnë 31-vjeçarit shiritin e kapitenit. Largimi i De Rosit bën që shiriti t’i kalojë Alesandro Florencit, por edhe ky është me valixhe gati. Në një situatë të tillë, Higuain do të ishte kapiteni perfekt i ekipit të Fonsekës.