Daja ka një kërkesë për drejtuesit, do me patjetër një lojtar

Flamurtari nuk është ende i plotë në sytë e trajnerit Ilir Daja. Numri një i stolit ka ndërtuar një ekip interesant, por ka dhe një kërkesë tjetër për drejtuesit e klubit. Ai nuk është i kënaqur me qendrën e mbrojtjes.

Tekniku Daja kërkon një qendërmbrojtës që të mbyllë boshllekun e lënë nga largimi i Ditmar Bicajt. Zyrtari i vlonjatëve Ardi Behari po punon që të sigurojë një emër që mund të bëjë mirë dhe të jetë shtyllë e rëndësishme për formacionin e bregdetarëve.

Deri tani, klubi vlonjat ka punuar në disa pista. Gëzim Krasniqi ka qenë një ndër emrat e përfolur, ndërsa tashmë vlonjatët po shohin dhe jashtë Shqipërie. Me shumë mundësi, mbrojtësi i ri mund të prezantohet afër këtyre ditëve se bregdetarët po konkretizojnë një emër tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online