Një rikthim lumturon Moratin: Më pëlqen Konte, jam kurioz për diçka

Masimo Morati mbetet tifozi numër një i Interit. S’ka si të jetë ndryshe për një person i cili nuk ka kursyer asgjë për ekipin e zemrës. Ish-presidenti legjendar i zikaltërve flet në lidhje me rikthimin e Lele Orialit dhe zgjedhjen e Kontes për stolin.

Drejtuesin e njeh mirë dhe ia di cilësitë, ndërsa për të dytin ka kuriozitet të madh ta shohë live. Rikthimi i Orialit e ka gëzuar Moratin, ndërsa Antonio Konte e intrigon. Është dakord, i pëlqen vendimi i drejtuesve dhe po pret me padurim të nisin ndeshjet e vërteta.

Rikthimet janë të mirëpritura, sidomos kur bëhet fjalë për persona të lidhur me historinë, traditat dhe karakterin e Interit. Oriali do t’i japë kuptim klubit. Konte? Mirë, zgjedhje e mirë. Tani të presim e ta shohim në aksion.  Jam shumë kurioz për të parë ekipin e tij”, përfundon Masimo Morati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *