Një ofertë për Ibrahimoviç, sulmuesi pranë rikthimit në Europë?

0

Zllatan Ibrahimoviç mund të rikthehet të luajë në Europë. Siç citon “The Sun”, 36-vjeçarit i ka ardhur një ofertë nga klubi i Malmos dhe ai mund ta mbyllë karrierën me ekipin me të cilin nisi futbollin.

Sulmuesi i famshëm konfirmon interesimin e klubit suedez dhe nuk e mohon mundësinë e rikthimit në shtëpi. Nëse Los Anxhelos Galaksi nuk do të arrijë të kualifikohet në fazën “play-off”, pesë ndeshjet e ardhshme mund të jenë të fundit në tokën amerikane.

“Po, është e vërtetë, kam marrë një ofertë nga Malmo. Ata duan që të rikthehem në shtëpi. Është një mundësi që nuk e përjashtoj të ndodhë, sepse kampionati suedez mungon në trofetë e mi. Nuk është momenti për të folur më shumë, sepse do e diskutoj një gjë të tillë me klubin tim. Varet se çfarë duan ata dhe çfarë dua unë”, përfundon gjiganti suedez, i cili është aktivizuar me Malmon në vitet 1999-2001, ku shënoi 14 gola në 40 ndeshje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.