Një “mur” pas Hysajt, Napoli bën ofertë për portierin e Meksikës

Largimi i Pepe Reinas në fund të sezonit të shkuar ka lënë një gropë të madhe te Napoli, që ende nuk po gjen emrin e duhur për t’i dhënë pa frikë fanellën e spanjollit mjaft të dashur për tifozët në Napoli.

Megjithatë, duket se tashmë është pikasur emri perfekt që mund të bëjë të harrohet Reina: bëhet fjalë për meksikanin Gijermo Oçoa, tashmë 32 vjeç. Një portier me reflekse maceje, me një karrierë të pasur, duke shkëlqyer te Klub Amerika deri në vitin 2011. Në atë vit Oçoa erdhi në Europë, por zgjedhja e tij ishte e çuditshme, sepse firmosi për Azhaksonë në Francë. Më pas te Malaga, ku u kritikua shumë, Granada (ku u shpall Lojtari i Sezonit) dhe sezonin e fundit Standard Liezh, nënkampion.

Një karrierë e çuditshme, sepse portieri më i mirë në historinë e Meksikës dhe mbreti i Botërorit 2014 u konfirmua edhe këtë vit, por duket e klubet e mëdhenj nuk e shohin, ndoshta edhe për faktin se është ekstrakomunitar dhe zakonisht klubet nuk duan ta bllokojnë një vend në ekip me portierë.

Megjithatë, Oçoa ka aplikuar për t’u bërë komunitar dhe Napoli ka bërë ofertën e parë, 3-4 milionë euro për Standardin, sipas mediave meksikane.

Si cilësi, Oçoa është një garanci. Edhe këtë verë ishte histori e njëjtë në Botëror, sepse u bë mur ndaj Gjermanisë në grupe dhe Brazilit në turin e dytë, pavarësisht  se në fillim të pjesës së dytë Brazili shënoi, me 3-4 vetë para tij, ndaj Oçoa nuk kishte ç’të bënte më shumë. 25 pritje në total në Kupën e Botës 2018, vetëm Tim Hauard (27) në vitin 2014 qëndron më lart në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës.

Ndoshta po të luante në një klub të madh, do e tregonte edhe më mirë vlerën e vet, por tashmë vjen shansi i karrierës, e do Napoli, ekip që lufton për titull dhe në mbrojtje ka emra si Hysaj, Kulibali, Albiol e Gulam, ndaj muri do të ishte mjaft solid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online