Konfirmohet, Avdijaj largohet nga Shalke

Donis Avdiaj është konsideruar si një nga lojtarët më me perspektivë të përfaqësueses së Kosovës. Në kohën kur sulmuesi firmosi një kontratë profesionale me Shalke 04, klauzola për largimin e tij flitej se ishte plot 49 milion euro. Flasim për disa vite më parë dhe jo sot që mund të duket një shifër mëse normale.

Gjithsesi, besimi i drejtuesve të skuadrës nga Gelsenkirshen  ka mbaruar dhe 21-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjermane.  Ka qenë menaxheri i klubit Karsten Schmidt që e ka konfirmuar një lajm të tillë. Po ashtu drejtuesi i “minatorëve” shkon dhe më tej, duke theksuar se lojtari nuk është në planet e  trajnerit Domeniko Tedesko.

Me skuadrën e parë të Shalkes, Avdijaj luajti vetëm 9 ndeshje, por vetëm 2 prej tyre titullar. Aventura e fundit në Holandë me ekipin e Rodes nuk i ka bindur drejtuesit gjerman që t’i japin mundësinë e rikthimit dhe tani Avdijaj është i detyruar që të kërkojë një aventurë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online