Junajtid ka ndoshta mbrojtjen më të dobët të 6 vendeve të para të Premier Ligës. Ky repart është ai që ka çaluar më shumë sezonin e kaluar, duke pësuar gola shumë lehtë. Smolling dhe Xhons ishin të pafuqishëm për të mbajtur presionin e kundërshtarëve në pjesën e fundit të sezonit.
Erik Bejli dhe Lindelof vuajtën pasojat e dëmtimeve. Meguajer akoma nuk po duket në horizont dhe ç’është më e keqja, afrikani është dëmtuar përsëri. Bejli ka pësuar dëmtim në një duel me koreanin Son në ndeshjen, që “Djajtë” e fituan 2-1 ndaj Totenhemit në ShBA.
Mbetet për t’u ekzaminuar serioziteti i lëndimit. Nëse Bejli do qëndrojë shumë kohë jashtë, Junajtid do i duhet të bëjë një sforco të madhe finale. Herri Meguajer është objektivi i tyre më i madh. Leister kërkon 80 milionë paund, shifër që Junajtid duket se do jetë i detyruar ta nxjerrë nga xhepat.