Miranda largohet nga Interi, qëndron brenda familjes

Pas katër vitesh te Interi, mbrojtësi brazilian Zhoao Miranda do të largohet nga ekipi italian. Sipas sajtit të njohur “calciomercato.com”, futbollisti brazilian ka gjetur akordin me klubin kinez të Jiangsu Suning, i cili është gjithashtu në pronësi të pronarit të Interit, Zhang Zhindong.

Largimi i Mirandës e lë repartin e qendërmbrojtësve me katër alternative kryesore si Diego Godin, De Vrij, Shkriniar dhe Ranokia, ndërsa në raste emergjence Antonio Konte mund përdorë në atë pozicion D’Ambrozion dhe të riun Alesandro Bastoni.

Mirana mbyll karrierën te Interi me 121 ndeshje në të gjitha kompeticionet zyrtare, ku provoi vetëm një herë emocionet e golit me fanellën zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online