Apolonia pritet të përforcojë repartin e sulmit me një amerikan. Sulmuesi Dakuan King me shumë gjasa do të nënshkruajë për Apoloninë, pasi sot ka mbërritur në Fier. Të dhënat për 25-vjeçarin, janë thuajse inekzistente.
Të dhënat e fundit për King, janë ato të vitit 2017, ku aktivizohej për Panevezys në Lituani. Edhe me këtë skuadër, figuron vetëm një ndeshje Kupe (Të dhënat marrë nga Soccerway).
Ndërsa në Transfermakt, thuhet se futbollisti është nga data 1 janar i këtij viti pa skuadër. 25-vjeçari është 1.70m i gjatë dhe mund të luajë në të tria repartet e sulmit. Mbetet për t’u parë nëse Mërgjyshi do ta aprovojë këtë transferim, pasi sulmuesi do të jetë fillimisht në provë.