E konfirmon edhe vetë Barcelona, Aguerro mbetet jashtë për një kohtë të gjatë dhe i jep shansin Manajt

Tashmë ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga Barcelona. Serxho Aguerro do të mungojë për një kohë të gjatë në fushën e lojës. Sulmuesi argjentinas ka kryer vizitat mjekësore pas dëmtimit të pësuar në stërvitje, ku rezulton se ka një lëndim në pulpën e djathë. Një dëmtim i tillë e lë jashtë urdhërave të Koeman për afërsisht 10 javë, duke bërë që të debutojë me Barçën vetëm në mesin e muajit nëntor.

Ky lajm i jep shpresë Manajt për të pasur një shans tjetër me ekipin e parë, por këtë herë në kampionat. La Liga ngre siparin në 15 gusht dhe në rast se nuk do të ketë ndonjë lëvizje në merkato deri atëherë, mund të shohim sulmuesin shqiptar të jetë pjesë e ekipit katalanas në ndeshjen hapëse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online