Një gol me Partizanin, Çani shpërthen menjëherë me Vibonezen

Me Partizanin në kampionat shënoi vetëm një gol, ndërkohë që këtë verë pati “luftë” për ta larguar. Flasim për Edgar Çanin, sulmuesin që ka luajtur në Serinë A dhe me kombëtaren shqiptare. Gjithsesi duhet pranuar se fatura financiare për të nuk ishte e vogël.

Tashmë Çani është kthyer në Itali dhe do të luajë në Serinë C me skuadrën e Vibonezes. Ditën e djeshme, në një miqësore kundër Vigor (klub i Serisë D), sulmuesi shqiptar ka shënuar golat e fitores. Ai e nisi nga stoli.

Takimi ishte barazim 1-1 dhe në minutën e 55-të dhe të 76-të Çani ka realizuar dy herë dhe i ka dhënë triumfin skuadrës së tij. Sulmuesi do kërkojë të tregojë që ende ka për të dhënë në futbollin e luajtur dhe se aventura e tij me Partizanin ishte vetëm një “ëndërr e keqe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online