Pa polici, Tomori instalon kamera sigurie

Mungesa e forcave të policisë në ambientet e brendshme të stadiumit në sezonin e ri futbollistik duket se ka diktuar një zgjidhje emergjente për drejtuesit e klubit të futbollit Tomori.

Përveç marrjes së masave për forcat e sigurisë në ambientet e brëndshme të stadiumit, duket se në ndihmë të mbarëvajtjes së rendit do të vijnë edhe kamerat vëzhguese, të cilat kanë nisur që të instalohen në ambientet e brendshme të stadiumit “Tomori” dhe në vecanti në tribunën qëndrore me një kapacitet prej 2460 shikues.

Krahas punës për instalimin e kamerave vëzhguese në dy prej hyrjeve kryesore të stadiumit, është bërë i njohur edhe çmimi i biletave për ndeshjen e javës së parë Tomori-Lushnja, që do të zhvillohet ditën e diel pasdite në qytetin e Beratit, si një nga ndeshjet ose përballjet më interesante të Kategorisë së Parë në siparin e këtij kampionati, një derbi i njohur midis dy skuadrave fqinje. 

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online