Emri i fundit që po përflitet i intrigon tifozët e Milanit. Flasim për një ndër lojtarët më të talentuar argjentinas, Havier Pastoren. 30-vjeçari mbylli një sezon aspak pozitiv me Romën, me të cilët i përfundon kontrata në vitin 2023.
Francezja “soccerlink.fr” raporton interesimin e kuqezinjve. Frederik Masara, drejtori sportiv i “djallit”, insiston për realizimin e këtij operacioni. Kualiteti i lojtarit latin nuk vihet në diskutim. Ai mund të luajë në rolin e mesfushorit ofensiv, ndërsa bën edhe sulmuesin e majtë.
Një përforcim interesant për trajnerin Xhampaolo, i cili preferon lojtarë teknikë dhe mund t’i besojë Pastores organizimin e manovrës ofensive. Masara po punon fort dhe ka nisur negociatat e para me Romën, që nga ana e saj është e zhgënjyer me ish-lojtarin e PSG-së dhe do ishte dakord ta shiste te Milani.