Një dinamovit në krye, Partizani zgjedh… heshtjen

Partizani mësoi sot dënimin e trajnerit Skënder Gega me dy ndeshje, ndërkohë që Komisioni i Disiplinës nuk kurseu as mesfushorin Bruno Telushi. Vlonjati mund të kthehet vetëm në dy ndeshjet e fundit, në raste se shlyen dënimin me gjobë.

Gjithsesi në kampin e kuq po mendojnë për ndeshjen e së shtunës me Flamurtarin në transfertë. Për të shmangur presionin është menduar edhe të mos ketë konferencë për shtyp para ndeshjes me kuqezinjtë e drejtuar nga Ilir Daja.

Me Gegën të pezulluar, do të jetë Dritan Mehmeti ai që do të drejtojë skuadrën. Ish-trajneri i Dinamos ka mundësinë të jetë në krye të Partizanit të paktën në ndeshjen me Flamurtarin. Partizani këtë javë do të jetë më i plotë, pasi janë rikthyer Atanda dhe Rexhepi. Të dy ishin të pezulluar me kartonë dhe e ndoqën ndeshjen me Laçin nga tribuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *