Një çështje si Bylis-Tirana lind edhe në Itali, i përfshirë edhe ekipi i futbollistit shqiptar

Bylis-Tirana do të turbullonte ndeshëm ujërat në futbollin shqiptar, duke bërë që të ndizeshin dyshime të forta për trukim. Madje edhe vetë FSHF do të çelte hetim për këtë ndeshje. Por një çështje e ngjashme ka lindur edhe përtej Adriatikut. Kurdisjet e takimeve janë një plagë e vjetër për Italinë, por tronditjet pas Calciopolit po fillojnë të ndihen sërish.

“La Repubblica” raporton se Prokuroria Publike e Romës ka nisur hetimet për shkak të raportimit nga një kompani bastesh për rrjedhje jo normale të basteve. Bëhet fjalë për një ndeshje të Serisë C të luajtur përpara ndërprerjes së kampionatit dhe si protagonsite është edhe ekipi ku luan lojtari shqiptar, Erald Lakti. Takimi mes Virtus Veronës dhe Gubios është vënë në pikëpyetje sa i përket ndershmërisë së treguar në fushën e lojës.

Madje kjo ndeshje do të mbyllej 12 minuta përpara kohës së rregullt për një shkak të pazakontë, dëmtimi i arbitrit kryesor, që nuk mund të zëvendësohej për minutat e mbetura nga një tjetër gjyqtar. Në fund të gjithë ata të cilët kishin vendosur bastet e tyre për rezultatin final nuk i humbën paratë e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online