Zyrtare/ U fut mik Lorik Cana, Shkëndija i dhuron Gjokës sulmuesin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut

Shkëndija ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin më të ri. Ljupço Doriev është dhurata me vlerën 70 mijë euro për trajnerin Ernest Gjoka. Lojtari maqedonas ishte pjesë e Akademija Pandev dhe për të arritur këtë marrëveshje u bë e ditur në mediat e fqinjëve lindorë se vetë Lorik Cana ishte “futur mik“ te Goran Pandev.

Me shiritin e kapitenit në karahë dhe me 16 golat e shënuar në sezonin 2018/2019 24-vjeçari siguroi edhe një vend në përfaqësuesen e Maqedosë së Veriut. Doriev ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin kuqezi, ku synon të fitojë trofe dhe të sigurojë suksese në arenën europiane.

“Është hera e parë në karrierë që marr këtë hap për të dalë të luaj jashta Strumicës. Këtu në Maqedoni për mua Shkëndija është klubi më i mirë. Të firmos me këtë klub është hap i madh për mua dhe jetën time. Vij këtu në Shkëndijë për të triumfuar, për të fituar trofe dhe për të shijuar suksese në Europë“, u shpreh sulmuesi Doriev./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online