Ish-lojtari i Skënderbeut ndez debate të mëdha, Sahiti: Beogradi është shtëpia ime, le t’i mbyllim konfliktet

Suad Sahiti ka ndezur debate të mëdha dhe po kometohet gjerësisht nga mediat në Kosovë. Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe që aktualisht është pjesë e Wisla Plock ka dhënë një intervistë në Poloni. Atje ka treguar se Beogradi është shtëpia e tij, ndërsa në Kosovë e cilëson si një shtëpi të dytë. Kjo nuk mund të pritej mirë nga ana e shqiptarëve, ndërsa duhet theksuar se Sahiti ka luajtur edhe me fanellën e dardanëve.

“Shtëpia ime? Beogradi. Unë kam lindur dhe jam rritur atje. Por kam edhe një banesë me familjen në Prishtinë. Kjo është shtëpia ime e dytë. Kam nënshtetësi të Kosovës, por kam edhe një pasaportë maqedonase. Kur kam luajtur atje kam marrë sinjale specifike se më donin te Kombëtarja e tyre. Jam pajtuar me idenë: “Përse të mos e provosh?”. Rregulloret e sotme e lejojnë një gjë të tillë. Dy herë isha në kampet e stërvitjes, por pati probleme me dokumentat. Sidoqoftë kam pasaportën që e përdor edhe sot.

Krahasimi mes Beogradit dhe Prishtinës? Po Beogradi është një qytet shumë i madh, me mundësi dhe alternativa të shumta për të jetuar. Ndërsa Prishtina është një vend më i vogël. Por nuk dua që të bëhet politikë në fushë. Do të doja që e gjitha kjo histori dhe konflikt të mbyllej për të mos bërë ndarje, por të jetojmë në harmoni”, u shpreh Sahiti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online