Laçi fitoi një ditë më parë me Kastriotin dhe për Gentian Selmanin ishte një ndeshje e veçantë. Kapiteni i kurbinasve, para se të vishej bardhezi është aktivizuar me krutanët. Për të ka qenë eksperienca e parë si profesionist.
Selmani luajti me Kastriotin 14 ndeshje nga janari i vitit 2015, kur ai ende nuk i kishte mbushur 17 vjeç. Më pas ai u transferua te kurbinasit dhe po bën sezonin e katërt në Superiore. Portieri ndërkohë ka fjalë të mira për Kastriotin.
“Ishte një ndeshje e vështirë kundër ish-ekipit tim, që më ndihmoi të nis karrierën time si profesionist. Respekt. Vazhdojmë përpara, punë e mirë djema”, shkruan Selmani në llogarinë e tij në “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/Bqp0EiblqrV/?utm_source=ig_web_copy_link