Nis merkato te liqenorët, Fetollari: Në provë dy brazilianë, presim dy maqedonas

0

Në këtë sezon të Kategorisë së Parë, ekipi i Pogradecit është luhatur mes skuadrave në mesin e tabelës në Grupin B dhe pas 13 javëve renditet në vendin e 5-të me 19 pikë. Për SportEkspres.com, trajneri i liqenorëve Festim Fetollari deklaroi se skuadra është brenda synimeve në gjysmën e parë të sezonit, edhe pse ishte menduar që të grumbullonte më shumë pikë.

E veçantë është se Fetollari i qëndron synimit ekstrem që Pogradeci të ngjitet në Kategorinë Superiore. “Në këtë gjysmë të parë të sezonit ekipi ynë është brenda synimeve të tij, edhe pse kishim menduar të grumbullonim mbi 20 pikë. Gjithsesi, edhe pse në këtë pozicion në renditje në vendin e 5-të në Grupin B, synimet tona për tu ngjitur në Superiore nuk kanë ndryshuar”.

Për të qenë brenda objektivit, tekniku pogradecar deklaroi se gjatë meraktos së janarit do të bëhen disa përforcime. “Ka disa ditë që kemi në provë dy futbollistë brazilianë, një mbrojtës dhe një mesfushor, ndërsa jemi në kontakt me dy futbollistë maqedonas. Faza e tretë do të jetë shumë përcaktuese për objektivat tona”, sqaroi në deklarimin e tij trajneri Festim Fetollari i Pogradecit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.