Nis hetimi ndaj Sitit, pagesë ilegale dhe thyerje rregullash!

Xhejdon Sanço la Mançester Sitin në verën e vitit 2017 për t’u transferuar në Bundesligë te Borusia e Dortmundit. Gjermanët paguan 8 milionë euro për kartonin e lojtarit të talentuar dhe po shijojnë frytet e këtij investimi.

18-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik. Gola dhe asiste pafund, ndërsa te klubi i “qytetarëve” janë penduar që e kanë lënë të lirë. Për të shtuar “dhimbjen” e tyre ka menduar dhe Federata angleze e futbollit.

Drejtuesit e FA kanë nisur hetimin për kampionët në fuqi të Angli, siç raporton gjermania “Der Spiegel”. Dyshohet se ata i kanë paguar Emeka Obasit, agjentit të Sanços, 200 mijë stërlina kur lojtari ishte vetëm 14 vjeç. Rregullorja e përcakton qartë që lojtarët nën moshën 16-vjeçare nuk mund të kenë agjent.

Sanço la Uotfordin në moshën 14-vjeçare për të kaluar te Mançester Siti. Lojtari ofensiv nuk debutoi kurrë më ekipin e parë dhe vendosi të pranonte ofertën e verdhezinjve gjermanë, ekip në të cilin po zbavitet dhe po zhvillon një sezon shumë të mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online