Juventusi dështoi edhe për një tjetër sezon në objektivin Champions League, me bardhezinjtë që u eleminuan nga surpriza Ajaks. Me kampionatin të siguruar dhe të eleminuar prej kohësh nga kupa e Italisë, sezoni aktual është mbyllur për “Zonjën e vjetër”.
Tashmë, në Torino kanë nisur të mendojnë për merkaton dhe zhvillime duket se ka në dalje. Miralem Pjaniç mund të jetë një ndër largimet “big” nga ekipi, me boshnjakun që duket se kërkon të ndërrojë ambient.
Sipas mediave në Itali, tre ekipe janë futur vrullshëm në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Bajerni i Mynihut, PSG dhe Real Madrid janë destinacionet e mundshme për 29-vjeçarin, por ka një problem të madh dhe ai është çmimi që i ka vendosur Juventusi.
Paris Saint-Germain, Bayern & Real Madrid are interested in signing Miralem Pjanic, Juventus want €130m to sell him in the summer. [Rai] pic.twitter.com/oe7UXvwF0v
— Forza Juventus (@ForzaJuve2017) April 20, 2019
Drejtuesit bardhezinj kërkojnë plot 130 milionë euro për të lënë të lirë “regjizorin” e tyre. Një çmim disi i kripur, duke ditur edhe moshën e Pjaniç. Gjithsesi, zhvillime të tjera prite, me merkaton e verës që duket se do të jetë e nxehtë në Torino.